Kosova, në këto momente gjendet përballë një lufte psikologjike si asnjëherë më parë-Shkruan;Zafir BERISHA

Kundërmimi i disa personave me shpifje dhe akuza tē pa baza ndaj tjetrit e që po e infekton opinionin, është rezultat i të kapluarit nga krizës morale dhe ndërgjegjja e vrarë që e kanë.
Arsyet e ngecjeve që kanë pasur ne jetën e tyre i bënë që për vet-ngushëllim t’i “sulmojnë” si fajtor të tjerët, për ta qetësuar shpirtin e zi që e kanë e që po mundohen ta fshehin duke u paraqitur si viktima të kohës dhe engjëj!
Nëse në një hulumtim i cili nuk është publiku por po përdoret për studime dhe analiza të tjera, konstaton se nga 50 mijë profile të hulumtuar në rrjete sociale, mbi 20 mijë janë të rrejshëm që dirigjohen nga 10 qendra apo punkte të cilat kanë qëllime djallëzore ndaj vendit tonë, e të cilët me propaganda të sajuara po manipulojnë opinionin me mendim të kufizuar kritikë, tregon gjendjen alarmante në të cilën gjendemi.
Nga hulumtimi kuptohet se viktima të këtyre llogarive të rrejshme në rrjete sociale, janë rreth 10 mijë mbi moshën 60 vjeç, ndërsa mosha mesatare dhe të rinjët 90% në bazë të statuseve dhe komente në profilet e tyre nuk i dinë as gjërat minimale të shkrim-leximit.
Në bazë të hulumtimit të videove nga ardhja e Titos në vitin 1979 në Kosovë dhe dorëzimit të “stafetës” nga Sanije Hyseni, 50 % nga 30 mijë llogarit e rregullta në rrjete sociale, vazhdojnë të kenë nostalgji për Titon, që është një tregues se okupimi jugosllavë ka lënë gjurmë në shoqërinë tonë.
Nëse para disa viteve është dukur minore dhe e parëndësishme kjo ndërhyrje nga jashtë përmes rrjeteve sociale (fb, tik tok, istagram), tashmë ky fenomen është shqetësues dhe tepër i rrezikshëm për shoqërinë tonë.
Lufta psikologjike-propagandistike edhe në luftë edhe në paqe, është informacioni i cili përdoret për të ndryshuar ndjenjat, mendimet dhe veprimet e njerëzve.
Kosova në këto momente gjendet përballë një lufte psikologjike si asnjëherë më parë, prandaj shoqëria jonë duhet të jetë e kujdesshme, që mos t’i pranoj çdo gjë që i servohet. Zafa/QendraPress/