Kosovë–Turqi në ekran të madh në Shatërvan

Prizreni do të marrë atmosferë festive të martën më 31 mars, kur në “Shatërvan” do të organizohet shikimi publik i ndeshjes mes Kosovës dhe Turqisë.
Me iniciativë të Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, do të vendoset një ekran i madh në shesh, për t’u mundësuar qytetarëve ta ndjekin së bashku këtë sfidë vendimtare për kualifikim në FIFA World Cup 2026, raporton PrizrenPress.
Drejtoresha Ajlin Shishko ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes për Kombëtaren në këtë moment historik.
“Le ta mbushim sheshin me zë, me emocion dhe me dashuri për fanellën tonë! Le të bëhemi një zë i vetëm për djemtë tanë që luftojnë në fushë për krenarinë e gjithë Kosovës! Ky është momenti ynë. Kjo është nata jonë. Bashkë për fitore!”, thuhet në mesazhin e saj./QendraPress/