Kosovën me Dimal Bashën,në vend të dritës e pretë terri -Shkruan;Agim LUSHAJ

Ajo që ka ndodhur sot,në Parlamentin e Prishtinës me zgjedhjen e Dimal Bashës për kryeparlamentar, haptas u pa se Albin Kurti po I hakmerret lirisë së Kosovës. Lirisë së fituar me gjakun e mijëra dëshmorëve, gjymtyrët e mijëra veteranëve dhe luftëtarëve dhe mijëra shpirtëra të fëmijëve e pleqëve shqiptar. Padyshim se kjo në fakt ia ka zbuluar vetë LVV qëndrimin që ka për UÇK-në. Kohë më parë jemi dëshmitarë se Ramush Ahmetaj, ish-luftëtar i UÇK-së, ka reaguar fuqishëm ndaj deklaratave të Dimal Bashës Duke iu drejtuar drejtpërdrejt Dimal Bashës, deputet i Vetëvendosjes, Ahmetaj deklaroi tha se sa herë që flet për çlirim dhe liri, i fyen të dyja. “Dimal Basha, sa herë që flet ti për çlirim e për liri, maksimumi që mund ta arrish është t’i fyesh të dyjat. Asnjë shqiptar i Kosovës s’ta ka as ty e asnjërit nga deputetët e VV-së borxh këtë.” – ka shkruar Ahmeti.Merre me mend ai shkruan se më mirë do ta donte që djemtë e tij të rriteshin si homoseksual se sa përmend emrin e një hoxhe. Kjo tregon se ai ka mentalitet banal e armiqësor dhe barbar ndaj kombit. Sepse askund në botë ende homoseksualët s’kanë arritur të mbeten shtatëzënë e të lindin fëmijë, Një komb që nuk shtohet, zhduket o Dimal Basha. Ose ‘’Deputeti i VV-së, Dimal Basha,e ka quajtur “shpenzim” 33 milionshin e ndarë nga Qeveria për mbrojtjen në Hagë. “Nëse ju duhen më shumë, jepni milionat që i keni vjedh, shitni ato hektarë tokë që i keni privatizu, ose shitni more ato villat milionëshe që i keni në Brezovicë!” – ka shkruar ai.Kjo tregon anën tjetër të errët të tij dhe vizionit barbar që e ka ndaj kombit të vetë. Ai harron rastin e Kroacisë dhe komandantit të atjeshëm,kur shteti i Kroacisë ka dhënë qindra miliona dhe askush në botë se ka pa. Dimal Basha, tani më pas një mal ankesash nga qytetarët,por,edhe nga liderët qofshin ata politik apo udhëheqës tjerë u pa se kjo zgjedhje është fatkeqe për Kosvën. Hajde Kosovë ty Zoti të ndihmoftë, Se me këtë zgjedhje të Dimal Bashës, askush nuk po sheh me as dritë në tunel./QendraPress/
