Krasniqi viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Rikujtuam emocionet e 17 shkurtit të vitit 2008, janë triumfues e fitimtarë
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka vizituar sot gjatë ditës ish-krerët e UÇK-së në Hagë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.Përmes një postimi të bërë në Facebook, Krasniqi thotë se 15 vjetori i pavarësisë nuk mund të ishte i plotë pa i uruar edhe ish-krerët e UÇK-së.“Shënimi i 15 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës nuk mund të ishte i plotë pa i uruar ata që tërë jetën punuan e sakrifikuan për lirinë që e gëzojmë sot dhe që ngritën themelet e shtetit tonë – Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin”, shkruan mes tjerash ai.Kreu i PDK-së tha se gjatë kësaj vizite, rikujtuan momentin dhe emocionet e 17 shkurtit të vitit 2008.
Postimi i plotë:
Shënimi i 15 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës nuk mund të ishte i plotë pa i uruar ata që tërë jetën punuan e sakrifikuan për lirinë që e gëzojmë sot dhe që ngritën themelet e shtetit tonë – Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin.Javën e Pavarësisë e përmbylla në Hagë, aty ku çlirimtarët e Kosovës po zhvillojnë betejën e tyre të fundit për të vërtetën e luftës së drejtë të popullit tonë për liri e pavarësi.Duke rikujtuar së bashku momentin dhe emocionet e 17 Shkurtit të vitit 2008, por edhe aspiratat që i kemi përmbushur në vijim, urova që Hashim Thaçi e Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi dhe të gjithë çlirimtarët e tjerë t’i kemi në Kosovë në festat e ardhshme, si triumfues e fitimtarë. Përherë falënderues për kontributin e tyre të pashoq për Kosovën