Kremtimi i 12 Qershorit shënohet  nën patronatin e Kryetarit të Komunës, z. Shaqir Totaj, Shqatat e dla nga lufta,dhe bashkëpunimin edhe të US“Ukshin Hoti”:

Të mërkurën, me 4.qershor.2025, e mbajtëm mbledhjen e Kryesisë së Organizatës së Veteranëve të UÇK-së – Prizren, ku diskutuam për parapërgatitjet për kremtimin e festave të qershorit, pikërisht për 12 Qershorin 1999, kur forcat e UÇK-së triumfuan ndaj Serbisë.

Në këtë mbledhje u mor vendim që kësaj radhe, kremtimi i kësaj date historike, nën patronatin e Kryetarit të Komunës, z. Shaqir Totaj, të zhvillohet sipas kësaj agjende, me bashkëpunimin edhe të Unionit të Studentëve “Ukshin Hoti”:

1. Homazhe në varrezat e dëshmorëve në Landovicë.

2. Mbajtja e një seance solemne të Kuvendit Komunal të Prizrenit.

3. Organizimi i një tubimi përkujtimor në sheshin “Shadërvan”.

Vlen të ju njoftojmë se Kryesia e Veteranëve njofton të gjithë veteranët, invalidët dhe familjarët e dëshmorëve se, për nder të kremtimit të kësaj date – më 12 Qershor, në ora 18:00, te Kalaja e UÇK-së (tek tri shkronjat e arta “UÇK”, në hyrje të fshatit Leskovec – Arbëri, Prizren) do të organizohet një mbrëmje festive me rapsodë të muzikës folklorike dhe me muzikë popullore.

Ju njoftojmë se ky organizim bëhet me vetëfinancim, dhe për çdo pjesëmarrës pagesa është 20 €. Duhet ta konfirmoni ardhjen tuaj në zyrat e Organizatës deri më 10 Qershor 2025./QendraPress/