Krimet ekonomike godasin sërish në Prizren – priten arrestime të reja për manipulim me vota

Aksioni i madh i Krimeve Ekonomike, i cili para disa ditësh çoi në pranga 109 persona të dyshuar për manipulim të procesit zgjedhor, nuk ka përfunduar.

Burime të sigurta të Sinjalit bëjnë me dije se operacioni po vazhdon edhe sot dhe në ditët në vijim, me fokus të veçantë në regjionin e Prizrenit.

Sipas informatave që ka siguruar Gazeta Sinjali, në kuadër të këtij aksioni priten arrestime dhe ndalime të reja, të cilat lidhen drejtpërdrejt me manipulimin e votave gjatë procesit zgjedhor.

Burimet sqarojnë se vala e re e veprimeve policore ka në shënjestër persona që nuk ishin intervistuar më parë, ndërsa aksioni është rezultat i punës intensive hetimore, analizimit të materialeve të sekuestruara dhe verifikimit të provave të reja që kanë dalë gjatë hetimit.