Kryeministri Kurti  në Ditën Botërore të Gjuhës Rome tha se  gjuha rome e zyrtarizuar është në dy qytete të Kosovës njëri është Prizreni i bukur

Ndërkombëtare të Gjuhës Rome, i bashkëshoqëruar edhe nga zv kryeministrja Emila Rexhepi, zëvendësministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Sylejman Elshani, Erxhan Galushi, deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës, si dhe komisioneri për Gjuhën, Slavisha Madenoviq dhe z. Tasholli, qëndruan mbrëmë në  Prizren  për të nderuar këtë datë të rëndishme  siq tha kryeministri   Kurti. Ai duke iu drejtuar të pranishmëve të shumtë u shpreh i lumtur që është në mesin e tyre në shënimin e kësaj dite të rëndësishme.Siç theksoi kryeministri, Qeveria e Republikës së Kosovës po angazhohet për edukimin e brezave të rinj dhe rritjen profesionale, e që janë investuar 200 mijë euro në qendra mësimore për komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian, si dhe kanë ofruar 500 bursa për nxënësit e këtyre komuniteteve në shkollat e mesme. “Në vitin 2022, ne kemi trefishuar numrin e pjesëtarëve të këtyre komuniteteve që janë trajnuar në Qendrat tona të Aftësimit Profesional, dhe 35 biznese fillestare nga komuniteti rom, ashkali dhe egjiptian kanë marrë grante nga Ministria për Komunitete dhe Kthim.. Ne kemi bashkëpunuar me policinë për ta siguruar rekrutimin më të madh të  komuniteteve në raundin e fundit”, tha Kurti. Në fund recitoi poezinë “Gjuha” nga Kujtim Paçaku.

Zëvendëskryeministrja e Republikës së Kosovës për Çështje të Pakicave dhe të Drejtat e Njeriut, Emilija Rexhepi, duke përshëndetur të pranishmit tha se ne  këtu jemi rritur bashkë dhe ishin gjithmonë fqinjë të mirë e të respektuar. Nga komuniteti juj ka pasur profesor të nderuar mjekë, poete e gazetar  që kanë nderuar romët.

Zëvendësministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Sylejman Elshani, Dhe sa më pak të flitet gjuha, aq më shumë rrezikon të lihet në harresë. UNESCO e ka renditur gjuhën rome në vend të 547 për sa i përket gjuhëve botërore që konsiderohen në rrezik. “Kemi sfida të mëdha që kjo gjuhë po humbet tek të rinjtë, për shkak të integrimit, diskriminimit dhe racizmit që ndodh kundrejt tyre, duke harruar gjuhën e nënës”. Ne Kosove, kemi disa aktiviste te komunitetit rome te cilët promovojnë gjuhen rome duke filluar qysh prej viteve 80-ta, siqe janë 1. Prof, i ndjer Nysret Seharsoji 2. Prof, i ndjer; Ibrahim Elshani 3. Sikavno Ymer Karanxha 4. Aktivisti : Orhan Galush 5. Aktivisti :Belul Galush 6. Prof, i ndjer Kujtim Paqaku 7. Mësimdhënës, Selahetin Kryezi 8. Aktivist: Hysni Qylangji 9. Prof. Nexhip Menekshe 10. Redaktori Daut Qylangjiu 11. Prof. Avdi Misini 12. Prof. Edis Galush 13. Gazetar, Sylejman Elshani 14. Gazetare Vera Galushi , Paqaku 15. Gazetar, Denis Galush 16. Sikavni, Urma Menekshe • Qysh prej viteve 80-ta, ne komunën e Prizrenit dhe Prishtines ka filluar te mbahet mësim fakultativ te gjuhës rome, ne disa shkolla ku frekuhentohet numri i nxënësve te komunitetit Rom, ne shkollat fillore te Komunes se Prizrenit dhe te Prishtines .tha ai.

Organizimi u mbajt në  gjuhën rome dhe  kishte mysafitë të shumtë nga  tradita kultura dhe shoqëria civile e Prizrenit