Kryeministri Kurti pret në takim gratë nga Krusha e Vogël

                                                            Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim gratë nga Krusha e Vogël. Në takimin e përbashkët me Nënkryetaren e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci, u theksua përkushtimi i institucioneve të Republikës së Kosovës për zbardhjen e fatit të të zhdukurve me dhunë gjatë luftës në Kosovë, si dhe angazhimi për rritjen e mirëqenies së familjarëve të tyre.