Kryeprokurori Kryeziu,konfirmon se për 109 të ndaluar për rastin e rinumrimt të votave janë lëshuar lëshuar vendimet për ndalim

Në orën 15 00 sot, kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren Petrit Kryeziu ,ka ftuar konferencë për media lidhur me rastin e keqpërdorimeve të rinumrimit në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 28 dhjetorit. Në këtë konferencë ishte edhe: Luan Ibrahimi, shef I krimeve ekonomike pranë policisë së Kosovës si dhe drejtori i policisë rajonale ne Prizren, kolonel Faton Alija.Fillimisht për rasitin e këtyre arrestimeve njoftoi Luan Ibrahimi i cili tha se ky është njëri nga aksionet më të mëdha të policisë së Kosovës .Derisa duke folur për këtë rast kryeprokurori Petrit Kryeziu njoftoi se fjala është për përfaqsuesit gjegjkësihst komisiomerët e katër subjeketeve politike që ishin në Qendrën Komunale të numrimit në Qendrën Sportive< jut ha për far të keq tashmë është konsttuar se nga të gjitha klast e vitmit është konstuar se vetëm në një klasë nuk ka pasur keqpërdorime, Sipas tij janë kdeqpërdorë 68.0017 vota. Ky hetim ka qenë i mirë planifikuar edhe me koordinatoren nacionale të zgjedhur, Laura Pula, dhe me u.d. të Kryeprokurorit të Shtetit, Agron Qalaj. Qëllimi ynë, përveç misionit dhe obligimit ligjor për ta shtruar ligjshmërinë në çdo rast kur cenohet, është edhe preventiva gjenerale. Duhet ta dimë nga ky moment dhe nga kjo datë se kushdo që guxon t’i fusë duart në vullnetin e qytetarëve do të ballafaqohet me forcën e ligjit, njëjtë siç janë duke u ballafaquar sot një pjesë e madhe, siç patjetër do të ballafaqohen edhe shumë të tjerë, sepse nuk përfundon me këtë numër të sotëm.
Ai tregoi se sot ndaluar nga 121 të intervestuar 109 prej tyre,, Kurse njëri prej të dyshuarëve Tashmë është bashkëpuntorë I yni dhe ka treguar se ka pasir dhënie e marrje ryshfeti, Ai tha se deri më tani pritet që 109 do ta dalin para ligjit dhe do të përballen me ligjet në fuqi,
Kurse drejtori I policisë në Prizren Kolenel Faton Alija tha se ky plan operativ është kryer pa asnjë dëmtim qoftë lendime trupore apo në automjete.
Sipas Shërbimit Korrektues, aktualisht në institucionet e tij mbahen gjithsej 1 758 të burgosur, ndërsa kapaciteti i përgjithshëm i institucioneve korrektuese është rreth 2 560 shtretër, duke lënë rreth 800 vende të lira. Duke njoftuar se institucionet kanë hapësira të mjaftueshme për pranimin e rasteve të reja. Po ashtu, Shërbimi Korrektues dhe Policia e Kosovës kanë marrëveshje mirëkuptimi për bashkëpunim, që mund të përfshijë përdorimin e përkohshëm të objekteve të njëra-tjetrës, sipas nevojës.