Kryetar i Degës së AAK-së në Shtime,: ndjej obligim moral dhe politik të reagoj ndaj situatës alarmante që po mbretëron në arsimin e komunës sonë.

Si Kryetar i Degës së AAK-së në Shtime, ndjej obligim moral dhe politik të reagoj ndaj situatës alarmante që po mbretëron në arsimin e komunës sonë.
Që nga emërimi i U.D më 10 shtatori 2024 deri më 12 maj 2025, asnjë shkollë në komunën e Shtimes nuk ka drejtor të emëruar sipas procedurave ligjore, dhe të gjithë drejtorët janë ushtrues detyre për më shumë se 8 muaj.
Kjo situatë nuk është rastësi, por një pasqyrë e paaftësisë dhe keqqeverisjes nga drejtoria e arsimit dhe kryetari i komunës.
Është e papranueshme që nuk është përmbyllur një proces i rregullt për emërimin e drejtorëve të shkollave për kaq shumë kohë.
Ky dështim sjell pasiguri të thellë në shkolla, duke lënë institucionet arsimore pa një udhëheqje të qëndrueshme.
Pushteti lokal nuk ka arritur të ofrojë një vizion dhe përgjegjësi të mjaftueshme për administrimin e arsimit, dhe kjo situatë dëmton drejtpërdrejt fëmijët, mësuesit dhe të ardhmen e Shtimes.
Drejtorët e shkollave meritojnë siguri në pozitat e tyre, kushte të qarta pune dhe mbështetje për të udhëhequr shkollat me përgjegjësi dhe përkushtim.
Si AAK, do të vazhdojmë të ngremë zërin për çdo padrejtësi dhe dështim që prek sistemin arsimor dhe për të kërkuar përgjegjësi për përmirësimin e arsimit dhe zhvillimin e komunës tonë.shkruan Prof dr, Mensur Neziri