Kryetari i komunës së Prizrenit Shaqir Totaj, sot ka pritur Ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, Sh.T. László István Dux

Kryetari i komunës së Prizrenit Shaqir Totaj, bashkë me stafin e tij., sot, ka pritur Ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, Sh.T. László István Dux, të cilin fillimisht e njoftoi për karakteristikat e veçanta të Prizrenit dhe elementet që e bëjnë qytetin tonë unik, duke vlerësuar njëkohësisht bashkëpunimin e deritanishëm me Ambasadën Hungareze.
Gjithashtu, u shqyrtuan mundësitë për thellimin e marrëdhënieve, sidomos në fushat e ekonomisë, turizmit dhe kulturës.. Përderisa dihet fakti se tashmë edhe shumë afaristë sidomos nga zeja e bukëpjekësve tani veprojnë e punojnë në Hungari. Kryetari Totaj tani e sa kohë është njëri nga kryetarët e komuave që vizitohet më së shumti nga diplomatë të aktredituar në Kosovë dhe mysafirë të lartë të shteteve Evropiane