Kryetari i Kuvendit dhe tre nënkryetarë të kuvendit janë zgjedhur sot.

Me 73 deputetw pro, 30 kundër si dhe tre abstenime, deputeti i Vetëvendosjes, Dimal Basha, u zgjodhë kryetar i Kuvendit të Kosovës pas disa muaj ngërçi politik. Zgjedhja e kryetarit të Kuvendit, i hap rrugë edhe zgjedhjes së nënkryetarëve si dhe formimit të Qeverisë së Kosovës. Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur sot, edhe tre nënkryetarët e saj. Me 101 vota për, kundër nuk ka dhe 9 abstenime Albulena Haxhiu nga LVV, Vlora Çitaku nga PDK dhe Kujtim Shala nga LDK u zgjodhën nënkryetarët e Kuvendit. Deputeti i Listës Serbe Slavko Simiqi, ka dështuar tre herë radhazi për të marrë votat e mjaftueshme për t’u emëruar nënkryetar i Kuvendit të Kosovës nga radhët e komunitetit serbë. Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje votuan kundër, PDK abstenoi, ndërsa LDK nuk mori pjesë në votim. Duke marrë parasysh vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese, kryetari i Kuvendit, Dimal Basha ftoi Listën Serbe që të propozoi një kandidat tjetër për nënkryetar.