Kryetari Landovicës Faik Berisha,ju fton me 26 mars të nderohen 7 heronjtë e këtij fshati.

Kryetari i fshatit Landovicë Faik Berisha,ju fton me 26 mars të nderohen 7 heronjtë e këtij fshati, pasi fshati Landovicë ishte baza kryesore e logjistikës për gjithë Kosovën,këtu oda e Tahir Berishës dhe nënëmadhes Miradije Berisha,ishin bërë strehë e të gjithë ushtarëve që bartnin armatim nga Shqipëria drejt fronteve të luftës. Kurse i gjithë fshati Landovicë ,ashtu siç thuhet nga 7 deri në 70 pa dallim banorët e këtij fshati si burra gra te rinj e të reja ishin të kyçur drejtpërdrejtë për të ndihmuar UÇK-në. Jo rastësisht bijtë e këtij fshati duke nisur nga dëshmori i parë i Përdrinisë që ra në Drenoc Përparim Thaçi, pastaj në Pashtrik ,bie Hali Gashi në Jeshkovë bien për të mos vdekur kurr Tahir Gashi e Hamit Thaçi në Grap të Suharekës dëshmori Hysni Morina si dhe dy heronjët ;Heshim Gashi e Ismet Gashi në betejave e lavdishme të Landovicës. /QendraPress/