Kryetari Shaqir Totaj, bashkë me Ambasadorin e Austrisë në Kosovë, George Schnetzer, dhe rektorin e Universitetit “Ukshin Hoti”, Mentor Alishani, morën pjesë sot në ceremoninë hapëse të edicionit të dytë të programit UPSHIFT

Kryetari Shaqir Totaj, bashkë me Ambasadorin e Austrisë në Kosovë, George Schnetzer, shefen e UNICEF-it në Kosovë, Veronika Vashchenko dhe rektorin e Universitetit “Ukshin Hoti”, Mentor Alishani, morën pjesë sot në ceremoninë hapëse të edicionit të dytë të programit UPSHIFT, të organizuar nga OJQ “THY”, në bashkëpunim me UNICEF në Kosovë dhe me mbështetjen e Agjencisë Austriake për Zhvillim (ADA).
Programi mblodhi 75 të rinj nga Komuna e Prizrenit, të cilët do të punojnë në grupe për t’i identifikuar sfidat sociale dhe për të propozuar zgjidhje kreative. Nga 15 grupet pjesëmarrëse, 10 do të përfitojnë mbështetje financiare deri në 1.000 euro për zbatimin e ideve të tyre, që është lajm i mirë për të rinjtë tanë.