Kryetari Shaqir Totaj emëron Adem Morina, drejtor të Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik në Prizren.

“”Sot, me nder dhe përgjegjësi, kam pranuar detyrën për të udhëhequr Drejtorinë për Turizëm dhe Zhvillim Ekonomik në Komunën e Prizrenit për katër vitet e ardhshme.
Me përkushtim dhe bashkëpunim, do të punojmë që Prizreni të shfrytëzojë maksimalisht potencialin e tij turistik dhe ekonomik.
Falënderoj Kryetarin e Komunës, z. Shaqir Totaj, për besimin e dhënë, si dhe të gjithë ata që më kanë mbështetur, shkruan Adem Morina. Adem Morina, ka qenë njëri nga drejtorët që për dy vite radhazi ishte drejtori më I sukseshëm në Komuën e Prizrenit, Ai brenda mandatit 4 vjeçar si drejtor ka aaritur të realizojë qindra projekte atraktive. Kurse në mandatin e tij Prizreni fitoi edhe Titullin evropian ‘’Qyteti sportiv’’ një meritë të madhe ka pasur edhe në zhvillimin e sportit./QendraPress/