Kryetari Shaqir Totaj nënshkroi sot Marrëveshje Bashkëpunimi me Policinë e Kosovës dhe Postën e Kosovës

Kryetari Shaqir Totaj nënshkroi sot Marrëveshje Bashkëpunimi me Policinë e Kosovës dhe Postën e Kosovës për kryerjen e shërbimeve postare, me fokus të veçantë në shpërndarjen e dërgesave dhe gjobave të trafikut rajonal, që synon përmirësimin e efikasitetit të shpërndarjes së dokumenteve dhe forcimin e koordinimit ndërmjet institucioneve.