Kryetari Shaqir Totaj pohon akti i shqyerjes se Kur’anit  është i papranueshëm.

                Kryetari Shaqir Totaj, pohon akti i shqyerjes se Kur’anit , si akt është i papranueshëm .Personi që  ka dëmtuar librin e shenjtë të myslimanëve, Kur’anin. Ky akt është i papranueshëm dhe nuk përfaqëson vlerat e tolerancës, dhe ka reaguar

‘’Me shqetësim kemi marrë lajmin për incidentin e ndodhur në Prizren, ku dyshohet se një person ka dëmtuar librin e shenjtë të myslimanëve, Kuranin. Ky akt është i papranueshëm dhe nuk përfaqëson vlerat e tolerancës, respektit dhe bashkëjetesës që karakterizojnë qytetin tonë dhe shoqërinë tonë.

Ne mbështesim organet e rendit në hetimin e këtij rasti dhe theksojmë rëndësinë e ruajtjes së harmonisë ndërfetare, që është një vlerë themelore për komunitetin tonë. Liria e shprehjes dhe e besimit janë të drejta themelore, por ato duhet të ushtrohen me përgjegjësi dhe respekt ndaj njëri-tjetrit.

Ftojmë të gjithë qytetarët të tregojnë maturi dhe të mos bien pre e provokimeve, duke u mbështetur te institucionet për adresimin e këtij rasti. Vetëm përmes dialogut dhe respektit reciprok mund të ruajmë paqen dhe unitetin që na bën krenarë si qytetarë të Prizren’’/QendraPress.com/