Kryetari Shaqir Totaj, pret Ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guerot

Sot, kryetari Shaqir Totaj, pret Ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guerot, ku me këtë rast  kanë diskutuar  shumë tema   qofshin ato që lidhen edhe me disa  zhvillime  komunale  në sferën e  bashkëpunimit  për shumë projekte, si komunale  dhe  bashkëbiseduam  për   zhvillimet në  Qeverinë e Kosovës, Kryetari Totaj pas këtij takimi tha se kemi bashkëbiseduar  për sferën e një  bashkëpunimi që  mund të  bëjmë ne si komunë  për të  pasur  edhe  zhvillime e projekte  infrastrukturore  dhe sidomos  të sferës së  kulturës, por kemi  diskutuar edhe për zhvillimet   në  nivel qeveritar për  çka kemi  mendime  mjaft  të  ngjashme  tha I pari I komunës  së  Prizrenit Shaqir Totaj  Derisa  ambasadori francez Oliver Guerot,tha se ishte një takimi  këndshëm e ku patën edhe një  takim të frytshëm  duke  biseduar  për shumë çështje  që lidhin pikërisht  me  Prizrenin  që është një  qytet me një diverzitet të  çmuar, Kurse  ne  si Francë  e kemi përkrahur qeverinë e Kosovës  dhe po kështu  dëshirojmë të  kemi një qeveri stabile  siç  po takohemi këtu ta takojmë edhe  përfaqësuesit e  Qeverisë. Kryetari Totaj, është  njëri nga  kryetarët që  më së shpejti pret delegacione ndërkombëtare e sidomos rangun ambasadorëve/QendraPress/