Kryetari Shaqir Totaj priti sot, Ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Sh.T. Jorn Rohde.

                          Kryetari Shaqir Totaj priti sot Ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Sh.T. Jorn Rohde, me ç’rast diskutuan për projekte që kanë të bëjnë me zhvillim ekonomik si dhe festivalet e shumta që organizohen në Prizren gjatë sezonit veror, të cilat kanë edhe ndikim ekonomik, dhe shqyrtuan mundësitë për bashkëpunim të mëtejshëm në zhvillimin e këtyre aktiviteteve, që kanë rëndësi të veçantë në promovimin e kulturës dhe turizmit në rajon,njofton zyra për Informim e KK të Prizrenit.