Kryetari Shaqir Totaj, priti sot një nga ndërmarrësit shqiptar më të suksesshëm në Gjermani, Isak Neziri.

Kryetari Shaqir Totaj priti sot një nga ndërmarrësit shqiptar më të suksesshëm në Gjermani, Isak Neziri, i cili po bën përpjekje për sjelljen e investimeve ndërkombëtare në Kosovë, respektivisht në Komunën e Prizrenit, që janë të rëndësishme për zhvillimin ekonomik jo vetëm për Prizrenin, por, për gjithë rajonin.
Krijimi i mundësive të reja për punësim dhe avancim të infrastrukturës, si dhe bashkëpunimi me ndërmarrës të suksesshëm nga mërgata shqiptare e ata të huaj mund të sjellë një model të ri të zhvillimit, i cili do të ndihmonte në ngritjen e cilësisë së jetës dhe standardit të qytetarëve tanë. /QendraPress/