Kryetari Shaqir Totaj priti sot përfaqësuesit e Ansamblit Artistik të Këngëve dhe Valleve “Emin Duraku” nga Zhuri

Kryetari Shaqir Totaj priti sot përfaqësuesit e Ansamblit Artistik të Këngëve dhe Valleve “Emin Duraku” nga Zhuri, të cilët janë duke u përgatitur për një aktivitet të rëndësishëm kulturor, me ç’rast do ta presin grupin e arbëreshëve “Arbëria” nga Frasnita e Kalabrisë, për një koncert të përbashkët në Shtëpinë e Kulturës “Xhemajli Berisha” në Prizren, i cili do të mbahet më 2 qershor nga ora 11:00 deri në orën 13:00.

Ky aktivitet ka për qëllim ruajtjen dhe forcimin e bashkëpunimit ndërkulturor si dhe promovimin e traditës dhe gjuhës shqipe, duke sjellë së bashku dy grupe artistike të dalluara për ta festuar trashëgiminë kulturore të kombit shqiptar.