Kryetari Shaqir Totaj priti sot përfaqësuesit e klubit futbollistik “Drini i Bardhë” nga Hasi,

               Kryetari Shaqir Totaj priti sot përfaqësuesit e klubit futbollistik “Drini i Bardhë” nga Hasi, i cili në sezonin 2024/2025 u shpall kampion i Ligës së Tretë dhe siguroi inkuadrimin në Ligën e Dytë për sezonin 2025/2026. “Me këtë rast urova përzemërsisht drejtuesit dhe lojtarët e klubit, meqë kjo arritje është fryt i përkushtimit, punës së palodhshme dhe dashurisë për sportin. Mbesim të përkushtuar që mbështetja institucionale për klubin dhe sportin në përgjithësi të mos mungojë as në të ardhmen” – u shpreh Kryetari Totaj.