Kryetari Shaqir Totaj,nesër prezanton drejtorët e ekzekutivit
Kryetari e nënkryetari. Këto dy pozita tashmë janë konstituuar në komunën e Prizrenit ku Shaqir Totaj e ka fituar pozitën e kryetarit përmes votës së qytetarëve, ndërsa gjatë ditës së sotme ai ka vendosur ta emëroi si nënkryetar të kësaj komune Kujtim Gashin nga po partia e tij, PDK dhe shef i kabinetit të Shaqir Totaj ka emruar Nehat Elshanin.
Nisma Socialdemokrate si pjesë e marrëveshjes për bashkëqeverisje janë Drejtoria për Zhvillim Ekonomik dhe Turizëm, Drejtoria e Urbanizmit dhe ajo e Administratës. Lirie Xhemaj- Bytyqi do të jetë në drejtorin e Zhvillimit Ekonomik dhe Turizëm. Pranverim Berisha, Drejtoria e Urbanizmit si dhe Edin Shehu në Drejtorinë e Administratës. Këta tre emra ka kohë që i janë dorëzuar kryetarit Shaqir Totaj, mësohet nga Nisma .
Po kështu edhe nga AAK dihet se janë propozuar emrat për drejtori e këto janë:Drejtorin e e Shëndetësisë propozohet që ta merr arsimtarja e fizikës, Burbuqe Berisha .Vjollca Kabashi propozohet në drejtorinë për Mirëqenie Sociale.Ramize Sinanaj Shala në drejtorinë për Emergjencë.
PDK-ja sipas burimeve brenda degës së PDK-së sot kanë propozuar katër drejtor për drejtori. Në drejtorinë e Arsimit është propozuar Luljeta Veselaj Gutaj,në Kulturë Adem Morina. në Bujqësi ,Behxhat Bytyçi dhe Shërbimet Publike Çelë Lamaj. Gjatë ditës së nesërme mbetet të emërohet edhe një drejtor nga PDK-ja dhe një tjetër nga Komuniteti turk .Pasi që një drejtori do ta marrë komuniteti turk në qeverisjen lokale.