Kryetari Totaj, bashkë me shoqata ndezin flakadanët kujtimit.

Në nderim të përvjetorit të 27 të Epopesë së UÇK-së, Prizreni u bashkua me flakadanët e kujtimit në “Natën e Zjarreve”. Flaka e lirisë u ndez për ta kujtuar sakrificën dhe heroizmin e atyre që dhanë gjithçka për atdheun , duke e bërë këtë natë simbol të qëndresës dhe krenarisë kombëtare. Nën dritën e zjarreve, Prizreni u përul me nderim për dëshmorët , duke përcjellë mesazhin e pavdekësisë së tyre në histori. Lavdi përjetë!/QendraPress.com/