Kryetari Totaj dhe ambasadori gjerman inauguruan  “Buddy Bear” në Parkun e Inovacionit dhe Trajnimit (ITP) në Prizren

              U inaugurua dje “Buddy Bear” në Parkun e Inovacionit dhe Trajnimit (ITP) në Prizren – projekt artistik ndërkombëtar që promovon paqen, tolerancën dhe mirëkuptimin mes kombeve.

Ariu përfaqëson kulturën e një vendi, i cili simbolizon miqësinë dhe shpresën – simbol i partneritetit të fortë midis Kosovës e Gjermanisë, që shfaqë bashkëpunimin, respektin dhe angazhimin tonë të përbashkët për një të ardhme paqësore.