Kryetari Totaj dhe Council Bluffs të shtetit Lowa të SHBA-ve, së bashku me delegacionin amerikan,takojnë artistë prizrenas.

Në kuadër të marrëdhënieve të binjakëzimit ndërmjet Komunës së Prizrenit dhe Council Bluffs të shtetit Iowa të SHBA-ve, së bashku me delegacionin amerikan, vizituam sot “Autostrada Biennale Hangar” dhe “Makerspace Innovation Center” me ç’rsat theksuam rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar, shkëmbimit të përvojave dhe fuqizimit të lidhjeve mes komuniteteve tona.
Një mundësi e shkëlqyer për ta ndarë misionin e këtyre organizatave të rëndësishme prizrenase për inovacionin dhe zhvillimin e të rinjve, si dhe për ta eksploruar potencialin për bashkëpunime të ardhshme me qytetin binjak.