Kryetari Totaj dhe drejtoresha Bytyçi sot, ndanë çertifikata për kursistët e filigranit
Pas kryerje së kursit mbi 30 kursistë të filigranit sot, në Shoqatën e filigranit në Prizren,kryetari i komunës së Prizrenit Shaqir Totaj dhe drejtoresha e Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik Lirije Bytyçi ndanë çertifikata për ata kursist të filigranit që e kanë kryer, kursin për disa muaj praktike. Në fillim kryetari Totaj th a se ju sot, po çertifikoni dhe kjo na jep edhe një mundësi më shumë që dua të falënderojë drejtoreshën pasi që komuna ë Prizrenit ka arritur të organizojë këtë kurs që është bazament i trashëgimisë dhe pastaj vazhdoi. Edhe drejtoresha e Turizmit Lirije Bytyçi ka falënderuar shoqatën dhe stafin filigranistëve që me përkushtim kanë kryer detyrat dhe obligimet e tyre.
Kurse për organizimin dhe mbarëvajtjen e këtij kursi njoftoi dhe njëherit falënderoi mjeshtri Bashkim Tejeci, i cili edhe jo vetëm tani por kahmoti kërkon që ky drejtim të jetë edhe në ndonjë shkollë të mesme. Kurse në emër të kursistëve të sotëm që u certifikuan falënderoi Fitore Rexhepi e cila falënderoi të thuash të gjithë akterët relevant të këtij kursi duke premtuar se edhe në të ardhmen do të vazhdojë që këtë zeje ta perfeksionojë.
Filgrani dihet se në Prizren ka një traditë të lashtë dhe të thuash se Prizreni konsiderohet djepi i filigranit jo vetëm në këtë pjesë të Ballkanit perëndimor por edhe më gjerë.