Kryetari Totaj, ka emëruar, nënkryetar Kujtim Gashi dhe shef të kabinetit Nehat Elshanin
Kryetari i komunës së Prizrenit Shaqir Totaj,sot, ka emëruar, nënkryetar Kujtim Gashin dhe shef të kabinetit Nehat Elshanin, me këtë rast tha se këtë emërime i kam bërë duke u bazuar në punën dhe angazhimin që kanë bërë këto dy personalitete.Kurse ai me këtë rast ka theksuar se nesër pritet të publikojë edhe emrat e drejtorëve, Së paku të 10 prej tyre nesër do të publikojmë derisa me dy tre prej tyre besojë edhe do të kemi konsultime tha kryetari Totaj.Derisa ai ka veçuar se fjala presion sa ma rrallë të përdoret në mandatin e tij, sepse ende nuk kam pasur asnjë presion, kurse brenda PDK-së nuk ke mi asnjë keqkuptim as nuk kemi asnjë problem. Por kemi një diskutim më të gjërë, unë disa emrat veq i kam por është nevojë që së pari te paraqes në degë e pastaj do të bëjnë publike tha ai.Ai edhe njëherë ka konfirmuar se në asnjë moment nuk do të kë i drejtor që janë në kundërshtim me ligjin.Kryetari Totaj shkrun ‘’ Sot kam emëruar mikun tim dhe bashkëpunëtorin Kujtim Gashi, në pozitën e nënkryetarit të Komunës së Prizrenit. Si anëtar i kryesisë qëndrore, nënkryetar i degës së PDK-së në Prizren dhe ish shef i shtabit zgjedhor, Kujtimi ka qenë një nga figurat kyçe në fitoren tonë në nëntorin e kaluar për çka e falendëroj edhe publikisht. Përvoja politike e Kujtimit në nivelin qëndror si deputet, ministër dhe në nivelin lokal, më jep shumë besim se puna e tij si nënkryetar i Komunës do të jep rezultate të prekshme dhe do të vlerësohet. Si pjesë e ekipit tim, bashkë zotohemi se do të përmbushim pritjet e qytetarëve dhe zbatojmë programin tonë qeverisës për Prizrenin