Kryetari Totaj;’’ Një marrëveshje e kam arritë – ajo është me qytetarët e Prizrenit’’…

Kryetari aktual i komunës së Prizrenit Shaqir Totaj, njëherit edhe kandidatë i PDK-së për balotazhin e 9 nëntorit 2025, në një intervistë të tij ekskluzive ne tv/Klan/ ka theksuar ‘’Një marrëveshje e kam arritë – ajo është me qytetarët e Prizrenit të cilët e treguan me votë më 12 tetor. Dhe ky besim po vjen si rezultat i punëve të mira dhe vlerave që kemi dëshmuar me qeverisje të mirë!’’ Kjo është marrëveshja me e sigurtë. Sepse, jo rastësishtë ai ,është votuar më shumë se secili nga /tetë/ kandidatët, e jo më pak se kundërkandidati që po garon në balotazh me Artan Abrashi, ,ku kandidati Totaj ka 7 mijë vota më shumë se Abrashi. Kurse ,nuk ka asnjë parti politike e as pushtet tjetër se sa vetë sovrani qytetarë. Qeverisja 4 vjeçare e Totajt, është përceptuar si një qeverisje e punës , ku bashkë me koalicionin që ka pasur me Zafir Berishën dhe koalicionin me subjekte tjera, kanë treguar një qverisje që prizrenasit e kanë përceptuar si qeverisje e punës, ku vetëm Drejtoria e Shërbimeve Publike me drejtorin Lamaj ,kanë realizuar 150 projekte me tepër se premtimi elektoral i para katër viteve. Por, modestia e kandidatit Totaj,ka vazhduar duke pohuar se ‘’për të gjitha subjektet, është i hapur për koalicion, pos me LVV, dhe Emila Rexhepin’’.Po afron edhe 9 nëntori e dihet se kush do ta fitojë edhe për 4 vitet e ardhshme qeversijen lokale.Prizreni si gjithmon mbetet një nga busollat faktike politike në Kosovë./QendraPress/