Kryetari Totaj priti sot, zyrtarët e Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit, të Administratës së Parkut Kombëtar “Sharri”.

Prita sot zyrtarët e Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit, të Administratës së Parkut Kombëtar “Sharri” dhe sektorit për Mbikëqyrje dhe Kontroll, për t’i diskutuar mundësitë e bashkëpunimit në procesin e hartimit të Planit Hapësinor dhe Planit Menaxhues për këtë park.

Në fokus ishte gjithashtu ndërtimi i një qendre informative në Prevallë, në prona të Komunës, si dhe ngritja e vetëdijes për ruajtjen e pasurisë natyrore dhe përmirësimi i shërbimeve për vizitorët, që synon mbrojtjen dhe zhvillimin e qëndrueshëm të Parkut të rëndësishëm Kombëtar “Sharri”.