Kryetari Totaj, priti zyrtarë të zyrës së diasporës në Qeverinë e Kantonit të Sarajevës.

Kryetari Shaqir Totaj priti sot, një delegacion nga Bosnja e Hercegovina, të përbërë nga shefi i zyrës së diasporës në Qeverinë e Kantonit të Sarajevës, Emir Ibrahimagić, këshilltari Emir Bektaś dhe nënkryetarja e Organizatës Botërore Boshnjake për Zhvillim dhe Bashkëpunim si dhe këshilltare e Kuvendit Komunal të Ilidza/Sarajevë, Edita Turković. Gjatë takimit, diskutuan mbi pozitën e komunitetit boshnjak në Komunën e Prizrenit, si vlerë e veçantë e jetës sociale dhe kulturore tek ne.  Gjithashtu, shqyrtuan mundësitë për bashkëpunim më të ngushtë mes institucioneve të kryeqytetit boshnjak dhe Prizrenit, përmes projekteve të përbashkëta që do të sillnin përfitime të ndërsjella për të dyja palët.