Kryetari Totaj sot mbajti  takimin me drejtorët e ekzekutivit

               Kryetari i komunës së  Prizrenit Shaqir Totaj, sot ka mbajtur takimin e rregullt me  drejtorët e ekzekutivit  për  të  pa se  cilat  janë   obligimet e kryera  dhe sa  janë shpenzuar  mjetet e këtyre drejtorive. Fillimisht  drejtoresha e  arsimit Luljeta Veselaj Gutaj paraqiti aktivitet duke  njoftuar se erërat e forta që ka pasur  kulmi i shkollës së Lubizhdës  është dëmtuar.

Kurse drejtori Çelë Lamaj edhe njëherë ka ngritur shqetësimin e tij se  a  është ligjore  kalimi i 5 %  të mjeteve  na  qeveri, Pasi tha se  kjo marrje e mjeteve  na ka  prishur planifikimet për disa  projekte të rëndësishme.

Lidhur me  harxhimet  e mjeteve  komunal  njoftoi drejtori Sulltan Badallaj,  derisa  drejtoresha e turizmit tha se me 13  dhjetor do të mbahet dimri kulturor i Prizrenit, Drejtori i kulturës Adem Morina njoftoi se  shtëpia e kulturës  po shkon drejt  finalizimit  dhe  pritet të përfundoj këtë vit kalendarik.

Pranverim Berisha  pohoi se  realizimin e  mjeteve  kapitale e ka shpenzuar mbi 100 %, kurse  ditori i bujqësisë  Bexhat Bytyqi, njoftoi se  të premten do të vazhdon faza e tret   për të ndarjen  e mjete  bujqësore për fermerët e Prizrenit, Edin Shehu  njoftoi për disa  sfida  që i ka  drejtoria  e  Administratës  lidhur me kontraktuesit  fotokopjeve,Drejtoresha  Ramize  Shala njoftoi se  është hapur tenderi për kamerat e e sigurisë dhe kanë konkurruar 6 kompani. Islam Ukimeri  njoftoi  për  punën që po bënë  inspektorët duke  njoftuar  për  heqjen  e konstruksioneve metalike dhe lirimin e  hapësirave publike, Derisa  drejtoresha  e shëndetësisë njoftoi për  angazhimet  që po bën  ekipi i kujdesit paliativ, Së fundi u tha se  këtë vit shpresohet se  nuk do të ketë suficit buxhet  nga komuna e  Prizrenit.