Kujtim për Artistin e madh Samedin Latifi

0

Sot është 66-vjetori i lindjes së aktorit, shkrimtarit, spikerit (folësit) të RTV-së të Prishtinës, skulptorit dhe veteranit të UÇK-së; Samidin Latifi.

(25 maj 1952-02 qershor 2001)

Ti gjaku i fisit t‘im!

(Samidin Latifit)

Diçka në shpirt ndjej nji pengesë,

Sytë e mi shohin nji mungesë,

Mungon Samidini me emër,

Por veq këtu, e jo në zemër.

Tash po shkruaj e më shoqëron loti,

Vallë pse kaq të ri të mori Zoti?

Çdo gjë tash më duket si hije,

Kuvendi pa Ty, s`më ka shije.

Ti Lis i vjetër i fisit t’im,

U rrite dhe lulëzove bashkë me lavdinë,

Shpërthyes në skenë dhe i përmbajtur në këshilla,

Ti ishe dashamir besnik,

Lis i vjetër që në histori të rrahen erërat,

Ti vështroje shekujt nga Kalaja bosh,

Braktise skenat, dole prej ekranit,

Edhe s’pyete më: “Të rrosh a të mos rrosh?”

Dhe kur u shemben muret e kalbur të perandorisë së shkinisë,

Atëherë, Ti qëndroje krenar në sheshin përbri,

Që në vete mban shumë histori.

Derendingen, 25 maj 2018

Haki Latifi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *