Kurti e dorëzon aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE 

                      Kryeministri Albin Kurti sot ka dorëzuar aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Europian Republikës Çeke, e cila aktualisht udhëheq me Presidencën e BE-së.Ai atje është pritur nga ministri i Jashtëm çek, Mikuláš Bek.Gjatë qëndrimit të tij, Kurti do të zhvillojë një takim bilateral me ministrin e Punëve të Jashtme të Çekisë, Jan Lipavský.Kujtojmë se të mërkurën e 14 dhjetorit presidentja Vjosa Osmani, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca dhe kryeministri Albin Kurti e kanë nënshkruar aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian.Krerët e shtetit e kanë vlerësuar këtë si ditë historike dhe si një lëvizje drejt jetësimit të ëndrrës së kamotshme të popullit të Kosovës.