Kurti e Krasniqi vendosin gurthemelin e fundërruesit për sistemin e filtrimit të ujit të pijes në Klinë

                         Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, zë martën kanë qëndruar në qytetin e Klinës, raporton Ekonomia Online. Fillimisht, Kurti e Krasniqi të shoqëruar nga kryetari i Klinës, Zenun Elezaj, kanë vënë gurthemelin e projektit për ndërtimin e fundërruesit për sistemin e filtrimit të ujit të pijes në Klinë. Aty do të bëhet filtrimi i ujit i cili më pas shkon në fabrikë para se të furnizohen qytetarët.  Me këtë rast kryeministri Albin Kurti tha se ndonëse kjo komunë ka gjashtë lumenj ka problem me ujin e pijes. Prandaj tha se po punojnë në projekte konkrete që të mundësohet filtrimi i ujit përmes ndërtimit të fundërruesve.“Klina ka 6 lumenj e i mungon uji i pijes, por uji i lumit vetvetiu nuk është ujë i pijes dhe për tu bërë i tillë është i rëndësishëm ndërtimi i këtyre fundërruesve të cilët bëjnë filtrimin e ujit dhe në këtë mënyrë nëpër shtëpitë e qytetarëve të Klinës ai bëhet ujë për pije. “… andaj sot është një ditë e gëzuar për të gjithë banorët e Klinës, shpresojë që do kemi edhe projekte të tjera në bashkëfinancim dhe bashkëpunim”. Kryetari i Klinës, Zenun Elezaj tha se projekti kap shifrën e 850 mijë eurove dhe me të parashihet të furnizohen 10 mijë banorë. “Zyra e Kryeministri e ka formuar një Komision qw ka dal me rekomandime dhe rekomandimi kryesor është që ndërtimi i fundërruesit i cili mund ta shfrytëzojë fabrikën ekzistuese ku do të ndërrohen edhe filterat e do t’i bëjë 100 litra në sekondë. Vlera e këtij projekti është 850 mijë euro pritet të realizohet sivjet dhe në vitin e ardhshëm deri në qershor shpresojë që do ta vëmë në funksion dhe do të jetë për 10 mijë banorë”.“do lidh edhe fshatrat përreth dhe projekti tjetër në të ardhmen është t’i bëjmë 200 litra për gjithë territorin e komunës së Klinës. Kapaciteti është për të ardhmen ta përfshijë gjithë territorin e Klinës një herë është për 10 mijë banorë shpresojmë ta rrisim në të ardhmen”.