Kurti: Gjykimi në Speciale veç për UÇK-në dhe shqiptarët, i padrejtë

                Në intervistën për DW, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, foli edhe për çështjen e krimeve të luftës.Duke u përgjigjur rreth frikësimit të dëshmitarëve dhe Gjykatës Speciale, Kurti tha se gjykimi ndaj vetëm shqiptarëve e UÇK-së i padrejtë.“Dhomat e Specializuara në Holandë hetojnë merren vetëm me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe shqiptarët, që nuk është e drejtë. Në anën tjetër, ish-kryeprokurorja, zonja Carla Del Ponte, shkroi këtë libër të zemërimit për shkak të mungesë së suksesit në Tribunalin e Hagës. Pra mendoj që nuk ka pasur barazi në trajtimin e krimeve të luftës në Kosovë.”, tha Kurti gjatë përgjigjës së tij, transmeton Nacionale. Tutje, Kurti vlerësoi se kosovarëve u është bërë presion, pasi që ishte pala më e dobët.“A mund të imagjinoni që për 150 mijë jo serbë që janë vrarë në përgjatë Jugosllavisë dhe Kroaci, Bosnjë e Kosovë, ju keni të gjykuar e të dënuar as 200 serbë. Pra mendoj që në emër të drejtësisë, ata po bëjnë presion mbi palën më të dobët. Por Kosova është duke u bërë më e fortë tani. Dhe mendoj që ne nuk do të harrojmë krimet e kryera në Kosovë. Dhe ne nuk dëshirojmë të shfajësojmë asnjë kriminel pavarësisht etnisë dhe madhësisë se ku morën pjesë. Por më duhet të them se në çështjen e Kosovës, drejtësia për shqiptarët që përjetuan gjenocidin serb është larg të përfunduarit.”, shtoi Kurti.