Kurti numëron 6 kushte për themelimin e Asociacionit

                      Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në seancën e Kuvendit të Kosovës, para deputetëve ka folur edhe për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, shkruan Gazeta Online Reporteri.net. Kreu i ekzekutivit tha se Asociacioni i komunave, mund të konsiderohet nga Republika e Kosovës vetëm nëse konsiderohen gjashtë kushte.“Asociacioni i Komunave i dalur në parim nga marrëveshja e Brukselit Thaçi – Daciq, si mekanizëm i tillë mund të konsiderohet nga Republika e Kosoves me këto kushte:”

1.Asociacioni duhet të jetë në përputhje me kushtetutën dhe ligjet në fuqi të Republikës së Kosovës,

2.Asociacioni nuk mund të jetë monoetnik, duhet të ndërroj emrin, duhet t’i shpërbej vetëm bashkëpunimit horizontal të komunave,

3.Të drejtat e pakicave kombëtare dhe makinizmat mbrojtës përkatës duhet ta ngërthejnë parimin e reciprocitetit ndërmjet dy shteteve respektive si dhe të marrin parasysh standardet dhe modelet evropiane,

4.Para vendosjes se Asociacionit, strukturat ilegale të Serbisë në veri shuhen dhe bëhet dorëzimi i të gjitha armëve ileagave,

5.Asociacioni është pjesë e marrëveshjes finale dhe zbatohet pas njohjes reciproke, dhe vetëm pasi Serbia t’i ketë pranuar parimet e kartës së OKB-së në raportet e saj ndërshtetërore me Republikën e Kosovës,

6.Presidenti i Serbisë i tërheq letrat e dërguara te pesë shtetet e BE-së dhe të tjerët për mos pranimin e aplikimit të Kosovës në Bashkimin Evropian.

Kryeministri i vendit tha se Kosova është e përkushtuar që të arrihet një dakordim final rreth propozimit franko-gjerman të BE-së të mbështetur nga Franca e Gjermania.

“Në të gjitha takimet e deritanishme të organizuara me ndërmjetësit e BE-së dhe këshiltarët e lartë të QUINT-it unë kam potencuar në vazhdimsi përkushtimin tonë që sa me shpejt të jetë e mundur të arrijmë dakordimin final rreth propozimit franko-gjerman të BE-së të mbështetur nga Franca dhe Gjermania të prezantuar tek ne me 9 shtator 2022. Këtë propozim ne e shohim si bazë të mirë për diskutime të metutjeshme dhe jemi të intersuar të punojmë intensivisht që i njëjti të finalizohet dhe të nënshkruhet nga palët”, tha Kurti.

Tutje, Kryeministri Kurti kërkoi që edhe Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell sa më shpejt t’i ftoj në takime të rregullta e shpeshta palëmt, për të shkuar drejt finalizimit.

https://reporteri.net/reklamap/www/delivery/afr.php?zoneid=19&cb=INSERT_RANDOM_NUMBER_HERE