Kurti uron Kurban Bajramin: Të bëhemi edhe më solidarë e më zemërgjerë me të tjerët

Kryeministri i vendit Albin Kurti ua uron qytetarëve myslimanë festën e Kurban Bajramit.Kryeministri Kurti thekson se “sakrifica gjithmonë ka për synim tjetrin, jo veten”.“Në festën e sakrificës, le të bëhemi edhe më solidarë e më zemërgjerë me të tjerët, për të mirën e përgjithshme, me ata që na rrethojnë. Sot, nesër, çdo ditë të vitit”, është shprehur ai.

Postimi i tij i plotë:

Gëzuar e me fat Kurban Bajrami!

Sakrifica gjithmonë ka për synim tjetrin, jo veten. Të mirën e përgjithshme, jo të mirat vetanake. Ajo është shërbim dhe përkushtim, që nganjëherë të pakëson, por gjithmonë të lartëson. Përmes saj heq dorë nga të qenit në qendër, për t’u bërë qendra e të tjerëve.Në festën e sakrificës, le të bëhemi edhe më solidarë e më zemërgjerë me të tjerët, për të mirën e përgjithshme, me ata që na rrethojnë. Sot, nesër, çdo ditë të vitit.