Kurtishaj: Mbi 70 % e kosovarëve kanë Shqipërinë si destinacion turistik

Kryetari i Shoqatës së Turizmit të Kosovës që vepron në kuadër të Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Ruzhdi Kurtishaj, në RTSh, ka folur për zhvillimin e turizmit në trevat shqiptare.
Kurtishaj nuk e mohon faktin se për të arritur deri këtu ka pasur sfida dhe një përkushtim të madh sepse sipas tij, për turizmin shqipfolës kanë qenë kohë të vështira.
Tutje Kurtishaj thotë se, ka janë paketa turistike gjatë vitit 20o2, 2003, vite këto të vështira për të shkuar në Durrës apo Velipojë.
“Kanë qenë vite të vështira për të ardhur në Durrës apo Shëngjin dhe Velipojë. Kemi zbuluar destinacione të ndryshme deri në Sarandë dhe Ksamilë”, është shprehur Kurtishaj.
Përpos destinacioneve turistike në Shqipëri, në RTSH ai ka përmendur edhe disa destinacione turistike tjera, të cilat i bënë bashkë gjithë shqiptarët.
“Nuk duhet të harrojmë edhe pjesën e Pogradecit dhe Korqës. Nga viti 2002 deri në vitin 2025 kemi zbuluar shumë destinacione turistike, kemi lidhur shumë shqiptar nga anë e mbanë bota dhe jo vetëm nga Kosova. Këtu ka rol të vecantë edhe diaspora jonë, që ne përmes ofertave dhe paketave tona në aspektin turistik kemi arritur që ti mbajmë afër vendlindjes”, ka thënë Kurtishaj.
Tutje, për turizmin shqiptar, Kurtishaj thotë se duhet të punojmë edhe më shumë për të tërhequr turizmin elitar.
“Ka shumë punë për të bërë akoma. Pa një zhvillim ekonomik të qëndrushëm të Shqipërisë, nuk do të ketë as një Kosovë të fortë e as një Maqedoni të Veriut të fortë sepse ne e dimë që Shqipërinë e kemi si ëmë, që përkujdeset për të gjithë. Prandaj ne vazhdojmë të bashkëpunojmë ngushtë me shoqata këtu për të vazhduar me slloganin tonë “Pusho shqip”, ka thënë ai.
Kurtishaj ka potencuar se për vitin 2025 kanë shpresën që qytetarët e Kosovës do ta kenë Shqipërinë si destinacion kryesor për pushime. Ai thotë se mbi 70 deri 80% e qytetarëve nga Kosova zgjedhin Shqipërinë për pushimet verore.
“Mbi 70 % të qytetarë të Kosovës do ta kenë Shqipërin si destinacionin kryesor turistik. Ne po punojmë 24/7 për ta bërë këtë”, u shpreh Kurtishaj, duke shtuar se viti 2025 do të jetë një vit interesant me ofertat tona dhe me bashkëpunimin Kosovë-Shqipëri dhe Maqedoni e Veriut”, tha Kurtishaj.