Kuvendarët e Prizrenit e votojnë vendimin për transferimin e mjeteve financiare për lirimin transitit të vjetër
Njëra nga problemet e Prizrenit tani e disa qeveri lokale ka qene pikërisht rasti i rrugës së transitit të vjetër. Pasi që ka te bëjë lidhur me propozim vendimit për transferim e mjeteve financiare lidhur me projektin Ndërtimin e rrugës së transitit të vjetër, Lidhur me këtë pikë ka folur drejtori Sulltan Badallaj, i cili me këtë rast ka dhënë sqarime që mjete duhet të transferohen për shtëpinë e ditur . Lidhur me rëndësinë e kësaj pikë kryetari Totaj me këtë rast ka folur për rëndësinë e kësaj rrugë që lehtëson qarkullimin rrugëve të Prizrenit. Islam Thaçi, u interesua se deri ka arritur marrëveshja me pronarin e asaj shtëpie që po ndalon funksionalizmin e asaj rruge .Pastaj edhe kuvendarët tjerë kanë diskutuar lidhur me këtë pikë. Bajram Kastrati e Qemajl Krasniqi pastaj u interesuan edhe për detajet tjera. Shukri Quni me këtë rast tha s do te mbetesh në histori nëse e kryeni këtë. Kjo pikë u miratua unanimisht