Kuvendarët e Prizrenit miratuan tarifat e reja për kryerjen e varrimeve në varrezat e reja në Landovicë.

Pjesa e dytë e kësaj mbledhje rifilloi me praninë e 30 kuvendarëve dhe me rendin e ditës lidhur me shqyrtim miratimin e propozim -vendimit për themelimin dhe përbërjen e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi të Komunës së Prizrenit, ku për këtë pikë referoi Idaim Kryeziu, Derisa pastaj në këtë pikë Karanafil Haxhillari pyeti se si bëhët plotësimi në rastet e pensionimit,e cila pikë më shumicë votash u miratua. Lidhur me pikën e pestë për ndarjen e mjeteve për shoqatën’’ Zona e Pashtrikut’’ për lapidarin e Tahir Sinanit, e cila votohet unanimisht. Pika e 6 e rendit të ditës për emërtimet e rrugëve, shesheve ku lidhur me ish komisionin përkatës referoi Bajram Kastrati. Pastaj lidhur me këtë pikë edhe njëhere Karanfil Haxhillari pyeti se cili do të jetë rezultati. Pastaj kryesuesit e grupeve parlamentare propozuan anëtarët për këtë komision. Lidhur me pikën e taksës administrative përe leje ndërtimore referoi drejtori I Urbanizmit, Florent Ukaj, lidhur me këtë pikë pastaj kuvendarët Petrit Hoxhaj, pyeti se si e kanë komunat tjera, Karanfil Haxhillari parashtroi disa pyetje lidhur me pagesat.Dafina Alishani, u kyq në këtë pike.Astrit Temaj,Adem Shabanaj, pyeti a i kanë paguar këste ata të mëhershmit. Lidhur me këto pyetje drejtori Ukaj dha sqarime shtesë.Pastaj u votua kjo pikë.
Kurse pastaj u propozuan edhe komisionet për udhëheqjen dhe koordinimin e punën në terren për përzgjedhjen e Këshillave Lokale ku referoi drejtori Bexhat Bytyçi,pas kësaj u propozuan edhe anëtarët dhe të cilët u votuan unanimisht. Edhe pika e 10 lidhet me pikën paraprake që ishte komisioni për ankesa. Ku partitë dhanë emërat e këtij komisioni
Pika e 11. që lidhet me përcaktimin e tarifave të reja për Varrezat e qytetit në Landovicë. Ku me këtë pikë sqarime e para lidhur me këtë pikë i dha drejtori Islam Ukimeri. Pas kësaj kuvendari Ilir Gashi, tha se më urgjente është hapja e varrezave të qyteti se sa ndryshimi I tarifave. Karanafil Haxhillari,kërkoi arsyen pse kjo kosto rritet,Bajram Kastrati , kërkoi a mund të ketë datë kur fillon varrimi në këto varreza, Dafina Alishani, pyeti a ka analizë për vlerësimiin e kësaj vlere dhe a jeni konsultuar me Bashkësinë islame?. Kurse sqarime shtesë lidhur me këtë dha zyrtari Fejsal Hoti. Lidhur me këtë u tha se shumë shpejtë do të fillojë varrimi i të vdekurëve në këto varrezat.