Kuvendari  i Kuvendit Komunal të Prizrenit, Bajram Kastrati jep dorëheqje nga (AAK)-ja.

Kuvendari  i Kuvendit Komunal të Prizrenit nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Bajram Kastrati, ka bërë të ditur se ka dhënë dorëheqje nga subjekti politik ku ishte angazhuar për gati dy dekada.

Përmes një njoftimi publik, Kastrati tha se vendimi i tij për të lënë AAK-në vjen për arsye “parimore, të drejta dhe të arsyeshme”.

“Pas gati 17 viteve angazhim të pandërprerë politik dhe partiak, në të vetmin subjekt politik AAK – Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, tani me shumë keqardhje më duhet të jap dorëheqje politike”, njofton Kastrati.

Ai shprehu falënderim për kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj, si dhe për strukturat e partisë në nivel qendror dhe lokal.

“Falënderoj Kryetarin Haradinaj dhe secilin anëtar në qendër dhe në degë për bashkëpunimin që kishim ndër vite. Gjithashtu, respekt pa fund për të gjithë ish-kryetarët e degës së AAK-së në Prizren. Kurse ai për’’QendraPress’’ tha se ‘  ajo qe kam postuar  është aq  sa mund të thuhet  sepse tash e tutje  unë nuk do të jem pjesë e AAK-së, theksoi ai.