Kuvendarja Ymran Fusha, përmbyll një mandat të rëndësishëm si kryetare e Grupit Joformal të Grave në Kuvendin Komunal të Prizrenit.

Sot ,për mua është një moment i veçantë, pasi po përmbyll një mandat të rëndësishëm si kryetare e Grupit Joformal të Grave në Kuvendin Komunal të Prizrenit. Gjatë kësaj periudhe kemi punuar së bashku me përkushtim dhe vullnet për të avancuar rolin e gruas në vendimmarrje dhe për të trajtuar çështje që lidhen drejtpërdrejt me mirëqenien dhe fuqizimin e grave në komunën tonë.
Ky rrugëtim nuk do të ishte i mundur pa bashkëpunimin dhe mbështetjen e shumë personave dhe institucioneve. Prandaj, më lejoni të shpreh mirënjohjen time të sinqertë për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e këtij angazhimi.
Një falënderim i veçantë shkon për ish-kryesuesen e Kuvendit Komunal, znj. Antigona Bytyqi , për bashkëpunimin dhe mbështetjen gjatë këtij mandati. Po ashtu falënderoj znj. Flutra Totaj , Zonja e Parë e Prizrenit, për përkrahjen dhe pjesëmarrjen në aktivitetet tona në funksion të fuqizimit të grave.
Mirënjohje të veçantë dua të shpreh për znj. Mybexhele, zyrtare për barazi gjinore, me të cilën kemi pasur një bashkëpunim të mirëfilltë dhe shumë konstruktiv në realizimin e aktiviteteve dhe iniciativave për gratë e Prizrenit.
Falënderoj gjithashtu organizatën OSBE dhe z. Isljam,për gatishmërinë dhe mbështetjen e vazhdueshme, duke iu përgjigjur çdo ftese për bashkëpunim.
Një falënderim i veçantë shkon edhe për ish-drejtoreshat dhe drejtorët e drejtorive komunale për bashkëpunimin e mirëfilltë dhe për gatishmërinë që kanë treguar në çdo moment për të mbështetur iniciativat dhe aktivitetet tona.
Po ashtu, falënderoj Kryetarin e Komunës, z. Shaqir Totaj dhe Nënkryetarin, z. Kujtim Gashi për bashkëpunimin dhe përkrahjen institucionale gjatë këtij mandati.
Një falënderim i sinqertë shkon edhe për të gjitha ish-kuvendaret dhe zëvëndskryetaret znj. Kujtesa Kabashi Shatri dhe znj. Shukrije Berisha dhe për gratë e Prizrenit që kanë qenë pjesë e aktiviteteve tona dhe kanë kontribuar me përkushtim në çdo iniciativë.
Sot, me respekt të veçantë, po ia dorëzoj këtë detyrë kryetares së ardhshme znj. Trëndelina Kastrati , duke i uruar shumë suksese në vazhdimin e kësaj pune të rëndësishme. Jam e bindur se angazhimi dhe bashkëpunimi për fuqizimin e grave do të vazhdojë edhe më fuqishëm në mandatin e ardhshëm.
Ju faleminderit për bashkëpunimin, përkrahjen dhe besimin gjatë këtij rrugëtimi.