Kuvendi i Komunës së Prizrenit shënoi 18-vjetorin e Pavarësisë me seancë solemne.

Kuvendi i Komunës së Prizrenit sot, me rastin e 18 Vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës mbajti seancë solemne ,të ftuar nga kryesuesi Prof dr.Simir Krasniqi e ku ishin pjesëmarrës kryetari Shaqir Totoaj,përfaqësuesë të institucioneve,familje të dëshmorëve, shoqata të dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kleri fetar,rektori I UPz , Allishani ,përfaqësuesë të shoqërisë civile, nga FSK-ja nga Policia e Kosovës , kryekonsulli I Turqisë në Prizren,deputeti i Parlamenti Kujtim Gashi, përfaqësuesë të bizneseve dhe shoqatave biznesore , nënkryetari i komuniteteve Furkan Bytyç, si dhe qytetarë e zyrtarë . Në këtë ditë të rëndësishme historike u rikujtua me krenari sakrifica e dëshmorëve dhe e gjithë atyre që kontribuan në rrugën drejt lirisë dhe shtetndërtimit, përpjekjet e brezave të mëparshëm dhe rezistenca e popullit të Kosovës,e cila kulmoi me shpalljen e Pavarësisë më 17 shkurt 2008 tha kryesuesi Simir Krasniqi.
Fillimisht fjalë rasti kanë mbajtur kryesuesit e grupeve të kuvendarëve nga PDK-ja,nga Vetëvendosja nga LDK-ja, BDK nga AAK -ja,Nisma,lista Guxo,KDTP-ja.Partia Perparimtare Turke,Vakat,SDU .
Së fundi këtë seancë solemne e përshëndeti i pari i komunës së Prizrenit Shaqir Totaj, i cili uroi këtë festë të rëndësishme duke u fokusuar edhe për faktin se sot, po shënojmë këtë përvjetor pa prezencën e arkitektëve që e sollën këtë liri.Moment historik që përmbledhë sakrificën e lirisë. Ky popull nuk hoqi kur dorë pçr liri. Nderojme Ibrahim Rugoven, Hashim Thaçin sot mbetemi të përkushtuar për drjtçsi, pavarësia eshte obligim I përditshçm tha ai Prizreni mbete shembull tha kryetari Totaj