Kuvendi i Prizrenit themeloi Komitetin për Politikë e Financa dhe Komunitete.

0

                                 Kuvendi Komunal i Prizrenit, me kryesuesen Antigona Bytyçi e ku ishin edhe Kryetari Shaqir Totaj nënkryetari Kujtim Gashi dhe hirarkia tjeter komunale bashkë me drejtorët e ekzekutivit sot, mbajtën mbledhjen e tretë në përbërje të re, të dalë nga zgjedhjet e fundit lokale në Prizren. Seanca e sotme filloi me betimin e tre kuvendarëve të rinj të cilët sot e dhanë betimin ;Bujar Hasani,Driton Dajqi dhe Shkelen Kastrati nga PDK-ja. Pas miratimit të rendit të ditës dhe procesverbaleve pika që kësaj radhe pati pak kërkesa që ishin lidhur me pyetjet e kuvendarëve, por pasi që ishte fillimi edhe ankesat nga kuvendarët ishin më të vogla pos urimeve ishin për rrugë dhe meremetimi e tyre pastaj për ndonjë rregullim infastrukutore për qentë endacak edhe për shujtat e nxënësve. Fillimisht kërkesave të parashtruara iu përgjigj kryetari Shaqir Totaj duke potencuar se do të mundohen që të jenë koherentë dhe secila nga kërkesat tuaja janë të arsyeshme tha Totaj, Premtoi se do të mundohen të jenë në shërbim të qytetarëve Inserte Pastaj u themelua Komitetit për Politikë e Financa që do vepron në kuadër të kësaj legjislature . U propozuan këtë kandidatë nga LVV u propozuan Adem Shabani,Dafina Alishani, dhe Karanfil Haxhillari. Nga PDK Egzona Hoxhaj dhe Levent Bush, Nga LDK Naxhije Memaj dhe Florent Ukaj dhe nga AAK Bajram Kastrati të cilët edhe u votuan. Pastaj u formua komiteti për Komunitete nga 15 anëtarë dhe Komisioni i grupit punës për kuvend që u votua nga shumica e kuvendareve. Kështu tashmë edhe Kuvendi i Komunal me komisionet përkatëse u plotësua dhe nga sot pritet të funksionojnë me veprime konkrete

.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *