Kuvendi miratoi propozimin që Dr.Ylber Vata,të shpallet’’Qytetar Nderi’’ i Prizrenit
Seanca e rregullt me 12 pika të rendit të ditës ku fillimisht seancën e hapi kryesuesja Antigona Bytyqi e ku ishte edhe kryetari i komunës Shaqir Totaj dhe nën kryetari Kujtim Gashi. Fillimisht seanca e sotme filloi me një minutë heshtje për veprimtarin prof Shukri Vezaj. Pas kësaj kryetari propozoi edhe një pikë që lidhet me ridestinim për mjete buxhetore që është vlera deri në 5 për qind, nga 31 kuvendarë votuan 26 kuvendarë. Propozimi ishte largimi i pikës së 6 nga rendi i ditës , ku edhe kjo pikë më shumicë votash u largua. Lidhur me pikën pyetjet e kuvendarëve pati shumë kërkesa nga kuvendarët që sollën nga terreni dhe anëtarësia. Bajram Kastrati, pyeti për disa rrugë tek transiti, Faruk Tahiri,a keni vullnetin ta shkarkoni anëtarin e komisionit për zgjedhje të drejtorëve Shukri Quni, lidhur me lejen e gjahut pyeti,Selman Sokoli,kemi pa shumë leje për banesa privte por jo publike,Naxhije Memaj, tash e një vit po kërkojë rregullimin ujësjellësit të fshatit Lutogllavë. Petrit Hoxhaj, kur do të fillojë ndarja e ushqimit në shkolla dhe disa kërkesa tjera. Driton Dajqi, pyeti lidhur me rrugën që lidhe fshatin Piranë dhe Arbanas, dhe fshati Piranë nuk ka ndriçim publik. Islam Thaçi parashtroi kërkesë për shqetësim. Ilir Gashi,lidhur me shtrimin e asfaltimit në rrugët e shtruara ka dëmtime të menjëhershme , duke sjellë edhe incizime për procesin e konkurseve, pastaj Dafina Alishani ka reaguar ndaj konkurseve. Adem Shabanaj, lidhur me kërkesat rajonit të Vërrinit. Adrit Krasniqi,tha se punat e esh pushtetit janë karrigat. Kryetari Totj pas të gjitha këtyre iu përgjigj . Nënkrytari Kujtim Gashi, folinpër projektin e numrave nëpër shtëpi, Drjetoresha e arsimit Luljeta Veselaj Gutaj iu përgjigj pyetjeve të caktuara. Drejtori Çelë Lamaj iu përgjigj pyetjeve të parashtruara. Drejtori Adem Morina,dha sqarimet për pyetjet e parashtruara. Inserte Kurse drejtori Bexhat Bytyqi foli për pyetjet ndaj ti. Inserte Lidhur me çështjen ridestinimet te mjeteve buxhetore debatuan gjatë nga opozita nga kuvendaret e LVV. Derisa kryetari Totaj, njoftoi për projektin me bashkëpunim mes Prizrenin dhe SHBA-të që duhet ta ketë një bashkëpunim. Kur lidhur me kërkesën e Haziz Hodaj,kërkoi që pika e shqyrtimit të shpallet Qytetarë Nderi për dr Ylber Vata e paraqiti ai duke shpjeguar ku edhe ia lexoi biografinë e dr Ylberit. Edhe kryetari Totaj foli edhe ai për njohjen me Dr Ylberin. Kjo pikë unanimisht kjo ide u përkrah që dr Ylber Vota të shpallet qytetar nderi, ku i votua unanimisht . Pastaj rendi i ditës vazhdoi për projekt planin Komunal për Integritetin, ku kryetari Totaj ka folur dhe ka dhen sqarimet përkatës e për plani e integritetit. Me shumicë votash edhe kjo pike ka kaluar. Lidhur me pikën e modifikimit të atributeve të titullarit dhe pronave komunale dhe pronarëve pastaj janë diskutuar edhe pikat tjera të paraqitur ne rend dite.