Kuvendi s’u konstituua as në orët e vona, dështon përpjekja e fundit brenda afatit kushtetues

Ka dështuar edhe vazhdimi i sotëm, në orët e vona, i seancës konstituive të Kuvendit – përpjekja e 54-të me radhë për ta konstituuar këtë institucion ligjvënës dhe njëherësh e fundit brenda afatit 30-ditor të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese, raporton Ekonomia Online.
Sipas vendimit të Gjykatës, ligjvënësve u ndalohet të ndërmarrin veprime deri më 8 gusht.
“Siç thotë edhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese, deputetëve u ndalohet çdo vendim deri më 8n gusht, deri në një vendim tjetër, adnaj seanca ndërpritet”, tha kryesuesi i seancës, Avni Dehari.