Lajm i mirë për bashkatdhetarët  në Prizren, ofrohen parkingje pa pagesë

Drejtoria e Shërbimeve Publike njofton bashkatdhetarët nga diaspora se janë vënë në dispozicion dy parkingje pa pagesë brenda qytetit: në Gjimnazin “Gjon Buzuku” dhe SHFMU “Lidhja e Prizrenit”.

DSHP-ja, gjithashtu, kërkon mirëkuptim nga qytetarët e Prizrenit që e shfrytëzojnë më shumë se një ditë parkingun prapa Shtëpisë së Bardhë (rruga “Ankara”) dhe parkingun përgjatë rrugës “Nuredin Shala” t’i tërheqin automjetet vullnetarisht në mënyrë që t’u mundësohet mërgimtarëve që gjatë sezonit të verës t’i shfrytëzojnë parkingjet në këto lokacione deri më 30 gusht 2024.

Ju faleminderit për bashkëpunim!