Lajm i trishtë:  ndahet nga  jeta veteranja e UÇK-së dhe mjeke e palodhur Dr. Ajete Bashota

       Lajm i trishtë ishte  sot, ndahet nga  jeta veteranja e UÇK-së dhe mjeke e palodhur Dr. Ajete Bashota. Pas k[sj ndarje  shkruajnë ’’  Me pikëllim mora lajmin për ndarjen nga jeta të Dr. Ajete Bashotës, profesionistes së përkushtuar të QKMF-së në Podujevë dhe Ushtares e Mjekes së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Dr. Ajete Bashota, do të kujtohet gjithmonë për humanizmin, profesionalizmin dhe kontributin e saj të çmuar, si në shërbim të pacientëve po ashtu edhe në shërbim të lirisë së vendit si luftëtare e mjeke e lirisë. Në emër të Komunës së Podujevës shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen, kolegët dhe të gjithë ata që e kanë njohur.’’/QendraPress/