LDK-ja mban mbledhje komemorative në nderim të ish-kryeministrit në ekzil Bujar Bukoshi

Nën patronatin e kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, dr. Lumir Abdixhiku organizohet mbledhje komemorative në nderim të jetës dhe veprës së ish-kryeministrit të Qeverisë së Republikës së Kosovës në ekzil, Bujar Bukoshi, njoftoi LDK-ja.
Mbledhja komemorative mbahet sot (e mërkurë) në orën 12:00, në Amfiteatrin e Pallatit të Rinisë (ish-ASK), në Prishtinë.